Fotot e instagramit mund të tregojnë më shumë për ty sesa mendon…

Kuriozitete

challenge

Më shumë sesa 500 milionë njerëz në botë përdorin instagramin çdo ditë. Nëse më parë ky aplikacion përdorej vetëm për postimin e fotove, sot ka një tjetër funksion ai përdoret edhe për shitje online, marketing, promocion etj. Sipas një studimi foto dhe filtrat që ju publikoni në profilin tuaj online, thonë më shumë për ju sesa ju mendoni. Shkencëtarët e Universitetit të Sungkyunkwan analizuan profilet e 179 personave. Studimi u fokusua më shumë në filtrat që këta persona përdornin. Ata vunë re se personat që janë në një mardhënie kishin tendencën për të postuar foto me ngjyra më të hapura, ndryshe nga ata të cilët nuk kishin një partner. Një tjetër studim i kryer nga Universiteti i Harvardit analizuan 43.950 foto të përdoruesve të Instagram dhe arritën në konkluzionin se personat në depresion kanë tendencën për të postuar foto më shpesh. Fotot e personave të depresionuar kanë tendencën të kenë në fokus fytyrën e tyre, ngjyrat janë më të errëta, dhe ata nuk përdorin efekte dhe filtra.

insss
Je ti një nga ata personat të cilët nuk parapëlqejnë foto të ushqimeve në profilin tënd? Sipas një studimi të kryer rezulton se personat që kanë në newsfeed-in e tyre foto ushqimi dhe publikojnë gjithashtu recetat e tyre, ata e kanë më të lehtë për t’i qëndruar besnik dietës së tyre si dhe të arrijnë të humbasin peshë dhe të jenë më të shëndetshëm.  Përdoruesit e instagramit të cilët etiketojnë shokët/shoqet e tyre në fotot që ata publikojnë janë më pak të prirur për të qenë të vetmuar. Selfiet jo gjithëmonë tregojnë shenja narcizmi. Ekzistojnë 3 adhurues të selfie.
1.Komunikuesit, të cilët publikojnë foto për të përfshirë miqtë dhe ndjekësit e tyre në atë që ata po publikojnë.
2. Personat autobiografikë. Bëjnë selfie për të pasur kujtime në momentet më të rendësishme të jetës së tyre.
3. Publikuesit e vetes. Ata postojnë çdo hap që bëjnë në jetë. Një shembull konkret i kësaj kategorie do të ishin anëtarët e familjes Kardashian.