Mund ta quajmë pa frikë një shtëpi ëndrrash. Dhe nuk kishte si të mos ishte e tillë, pasi ka kushtuar plot 3 milion dollarë. Bëhet fjalë për shtëpinë e Selena Gomez në Teksas. Brenda saj ka 5 dhoma gjumi, 6 tualete, dy kuzhina, pishinë, disa dhoma argëtimi, një kinema dhe një garazh i dizenjuar për të mbajtur 8 makina.
Së fundmi, këngëtarja ka deklaruar se do e nxjerrë në shitje shtëpinë. Sigurisht, një ambient të tillë gjigand, mund ta përballojë vetëm ndonjë koleg i saji. Ndërkohë ne, thjesht mund të kënaqemi duke parë fotot mahnitëse të saj.