FOTO/ Brenda fshatit më të pasur në Kinë!

Kuriozitete

 

3A82D67400000578 3942208 image a 2 1479464767030 1 550x352

Një grataciele prej 72 katesh, helikopter, një park dhe rreshta të gjata vilash. Kjo është e tepruar për një fshat që quhet Huaxi, një vend në Kinën lindore.
Ky fshat njihet si fshati më i pasur në Kinë. Secili banor i këtij fshati ka më shumë se një milion yan (monedha në Kinë) në banka, transmeton Dailymail, Huaxi, muajin e kaluar festoi 55 vjetorin e krijimit.
Fshati administrohet nga qyteti Jiangyin në Provincën Jiangsu, një rajon bregdetar i njohur tradicionalisht për burimet e bollshme bujqësore dhe peizazhet e bukura.
Ky fshat është larg dy orë me veturë nga Shangai.
Për vite të tëra, Huaxi është përdorur nga autoritetet kineze si një vitrinë e suksesit për të provuar se si regjimi komunist ka kthyer një fshat të varfër në një rajon super të pasur për një gjysmë shekulli.

 

3A6913BB00000578 3942208 image a 66 1479465248600 550x365

3A82D67400000578 3942208 image a 2 1479464767030 768x491