Për të festuar hedhjen në treg të Airbus A350 nga kompanitë tregtare, 5 avionë A350 kanë bërë një fluturim spektakolar.
Ata janë rreshtuar sikur të ishin avionë luftarakë dhe kanë bërë vazhdimisht lëvizje të sinkronizuara.
Airbus A350 është i krijuar me motorrë Rolls Royce dhe krahët e tij janë prodhuar në Britaninë e Madhe.
Airbus ka nënshkruar një kontratë me Qatar Airways dhe do të bëjë promovimin në 15 janar 2015 në Doha.
Sipas tij, A350 që është ndërtuar me fibra karboni, sjell standarde të reja përsa i përket komfortit të pasagjerëve, eficencës operacionale dhe efektivitetit të kostove.