Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë. Ajo që duhet të dini është që ciklet e gjumit ndryshojnë për mosha të ndryshme. Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë.
Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje: diabeti i tipit 2, obeziteti, sëmundjet e zemrës, depresioni, dhimbjet e kokës.
Përjashtim bëhet në rastet kur nuk ndjeheni mirë ose jeni të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi bën të mundur që trupi të rikuperohet më shpejt. Ekspertët këshillojnë që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh.