Jeni një nga ata që e pëlqeni djathin? E preferoni vërtet shumë apo jo? Ju ka ndodhur ndonjëherë të bëni shaka se si jeni i fiksuar pas djathit? Nëse përgjigjet tuaja janë po, atëherë po ju lajmërojmë se e gjithë kjo mund të mos jetë edhe aq shaka. Sipas një studimi shkencor që është kryer së fundmi thuhet se fiksimi ndaj djathit ekziston në të vërtetë.
Nëse ju ka ndodhur që të përfundoni vaktin tuaj, por ende të keni vend në stomak për të ngrënë sërish djathë, ju mund të jeni një nga të fiksuarit e djathit. Sipas shkencëtarëve, të njëjtët receptorë në tru që funksionojnë për fiksimin ndaj drogave të forta, si heroina dhe kokaina, ndizen njësoj edhe për djathin tek ata persona që janë të fiksuar pas këtij produkti.
Arsyeja se pse djathi është produkt që mund të të bëjë të varur është sepse ai përmban yndyrë dhe kripë, dy përbërës që janë mjaft të pëlqyer nga njerëzit. Gjithashtu, një element që vjen prej qumështit bën që të çlirohet kasomorfina, e cila jep ndjesinë e të qenit mirë dhe i lumtur.
Pra, mos ndoshta duhet ndaluar konsumimi i djathit? Shkencëtarët besojnë se ushqimet mbi të cilat njerëzit krijojnë varësi, siç mund të jenë edhe çokollatat apo biskotat mund t’ju kthejnë në pavetëdije në obezë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për disa kile më tepër, por bëhet fjalë për sëmundjen e obezitetit me të gjitha karakteristikat që ka brenda kjo sëmundje. Ajo çka duhet të bëni është ta balanconi dëshirën ndaj djathit dhe ta shoqëroni atë edhe me perime ose fruta në mënyrë që të mos konsumoni shumë.