‘Fishing’ trendi më i ri për të ‘peshkuar’ një partner online…

Kuriozitete

fishing
Interneti dhe rrjetet sociale e kanë bërë pak të vështirë krijimin e një marrëdhënie të shëndetshme si dhe gjetjen e një partneri potencial. Njohja e njerëzve të rinj nëpërmjet “ghosting” apo “friends with benefits” tashmë nuk pi më ujë. Së fundi po bëhet trend “Fishing” dhe po, ka shumë ngjashmëri me peshkimin. Fishing është një lloj metode e “peshkimit” të një partneri të ri që deri më tani ka rezultuar e suksesshme në disa raste.Trendi i peshkimit ose i njohur si “fishing” është një term i ri që përdoret kur dikush i dërgon një mesazh një grupi njerëzish, pret se kush do të përgjigjet dhe më pas kap shansin më të mirë. Ne të gjithë e dimë se përveç rastit kur nuk jemi në lidhje me dikë ose nuk kemi diçka zyrtare, çdokush flet me të tjerë. Gjithsesi, nuk është dhe aq e bukur të dish që mesazhi që të është çuar ty i është bërë “Copy-paste” dhe 10 personave të tjerë.