Klima e ngrohtë shpesh favorizon shfaqjen e simptomave të alergjisë. Por çfarë ndikon në shfaqjen e saj, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t’i shmangni alergjenët? Janë plot pesë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në “Neësëeek”. Ja cilat janë ato:
Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj
Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.
Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3
Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.
Konsumoni rrepat
Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.
Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji
Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju sh
Ushtroni aktivitet fizik
Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’i luftoni ato që shkaktojnë alergji.