Festat konsiderohen si periudha më e ngarkuar psikologjikisht: Ja si të luftoni stresin!

Kuriozitete

 640 0 5c1cb93a14a40

Bëni një listë dhuratash

Ka aq shumë stres për blerjen e dhuratave, pasi të gjithë duan të gjejnë dhuratat perfekte për të dashurit e tyre. Ajo çfarë duhet të bëni është të organizoni blerjet në një mënyrë të menaxhueshme. Për ta bërë këtë proces më pak dërrmues, zgjidhni personat që do t’i bëni dhurata dhe caktoni një ditë të veçantë për shopping.

Vetmia

Ndoshta nuk jeni pranë familjes suaj ose ndjeni mungesën e një familjari që nuk jeton më. Ajo çfarë duhet të bëni për ta larguar mendjen është të bëni punë vullnetare. Ndihma që ju mund t’i jepni të tjerëve që kanë nevojë do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do t’ju detyrojë të dilni nga shtëpia. Nëse ndihmoni dikë, për shembull një të afërmin tuaj, sipas studimeve kjo gjë mund ta zbusë ndikimin e stresit.

Dramat familjare

Nëse i kaloni festat me fisin tuaj, me siguri keni një xhaxha ose dajë që flet për politikën edhe gjatë darkës së Krishtlindjeve ose Vitit të Ri. Ajo çfarë duhet të bëni është të hapni ju tema të reja, kur e shikoni që ata po fillojnë të flasin për politikë. Nëse gjërat dalin jashtë kontrollit, mund t’ia thoni me shumë delikatesë, pa prishur festën, që kjo temë nuk vlen për sonte.