Festat konsiderohen si periudha më e ngarkuar psikologjikisht: Ja si të luftoni stresin!

Kuriozitete

stres fest
Festat e dhjetorit kanë dy versione: Atë idealen pasi njerëzit e konsiderojnë periudhën më të bukur të vitit, ndërsa versioni tjetër është stresi gjatë pushimeve. Pse stresohen njerëzit gjatë pushimeve? Për shkak të financave njerëzit janë të stresuar në fund të vitit. Rreth 70% prej nesh gjatë sezonit të festave, sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjikës, janë të stresuar për një periudhë të shkurtër kohe.Mirëpo, çfarë duhet të bëni për të anashkaluar stresin e festave? Në fakt është e vështirë t’i shijosh festat kur sapo futesh në Instagram, shikon njerëz të lumtur që udhëtojnë dhe po bëjnë festime marramendëse. Gjithsesi, ju nuk duhet të besoni çdo gjë që shikoni në foto. 44% e njerëzve përpiqen të realizojnë pushimet ideale, mirëpo 32% e tyre përfundojnë të zhgënjyer. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të ndryshoni strategjinë e festave:
Filloni të thyeni disa tradita

Dekorimi, shkëmbimi i dhuratave, gjinia femërore është në alert gjatë gjithë kohës për të realizuar çdo gjë vetë. Pamela Regan një profesoresh në Universitetin e Kalifornisë këshillon krijimin e traditave të reja dhe më të lehta, pa shumë stres. Dekoroni vetëm dhomën e ndjenjes, mos e zbukuroni të gjithë shtëpinë. Në vend që të mblidhni të gjithë familjarët tuaj në shtëpi, më mirë ftoni vetëm miqtë e ngushtë për një çaj. Këto janë gjëra të vogla, por ju lehtësojnë nga një stres i madh.