Nuk bëjnë negociata
Ka shumë gjëra që zgjidhen me marrëveshje midis një çifti, por ka edhe gjëra që nuk duhet të negociohen asnjëherë, si psh. të të dëgjojnë, të të mbështesin, të ketë barazi dhe siguri. Femrat e pavarura e kuptojnë këtë gjë dhe nuk duan të diskutojnë për gjërat që janë primare.
Nuk kanë frikë të rrinë vetëm
Femrat e pavarura nuk kanë nevojë për dikë që t’i plotësojë, sepse ato plotësojnë vetveten. Të kesh një jetë të plotësuar përfshin partnerin e duhur, një karrierë dhe hobi apo pasione. Për to kjo është receta për të gjetur lumturinë sepse fakti që nuk kanë frikë të rrinë vetëm do të thotë që janë të gatshme të largohen nga meshkujt që s’ia vlejnë.
Fokusohen te forca dhe jo dobësia e tyre
Edhe femrat e forta kanë pasiguri gjatë gjithë kohës, por ato nuk lejojnë që të ndikohen nga kjo gjë. Edhe pse pasiguria është një gjë normale, japin maksimumin që t’i largojnë mendimet negative dhe të padobishme që ulin vetëbesimin.