Kjo qenushe quhet Farah. Është një labrador 4 vjeçe dhe adhuruese e natyrës. Së bashku me pronarin e saj Fabrizio, ajo pastron plazhet e Sardenjës. Ajo mbledh qeset, shishet plastike, rrjetat dhe asgjë se ndalon kur është duke punuar.
Pronari i saj është një mekanik në ushtri, i apasionuar pas eksplorimit dhe studimit të shpellave dhe ekskursioneve. Dhe Farah është gjithmonë shoqëruesja e tij në zbulim të mrekullive të Sardenjës.
Fabrizio e ka xhiruar Farah duke mbledhur mbeturinat dhe i ka postuar videot në profilin e tij me hashtagun #trashchallenge. Kështu filloi një fushatë në rrjetet sociale kundra braktisjes së kafshëve. Një qen, nëse është i edukuar mirë, bën atë që bën padroni i tij dhe ndoshta më shumë. Farah bën shumë për vendin e saj, prandaj rasti i saj u bë viral edhe për kauzën e braktisjes së kafshëve, veçanërisht para verës.
Me shembullin e tyre Fabrizio dhe Sarah kanë treguar që kafshët nuk janë një pengesë dhe njerëzit mund të mësojnë shumë prej tyre.