Falë izolimit mund të kuptojmë cilat janë miqësitë më të forta

Kuriozitete

Izolimi po na vë në provë, por po sjell edhe vetëdije të reja që nuk i vlerësonim ose konsideronim më parë. Një shembull? Mund ta përdorni këtë moment për të dalluar një miqësi të vërtetë nga një që nuk ju bën mirë. Ia vlen të investohet në atë shoqëri apo jo?

Dhe pikërisht në këtë periudhë mund të kuptojmë cilat janë miqësitë e vërteta dhe ja si ta bëjmë:

Nëse miku/esha juaj zhduket paparitur

Që kur ka filluar karantina, disa miqësi që i mendonit më të rëndësishmet janë zhdukur. Kjo tregon se me ju i ka lidhur puna ose interesa të tjera dhe jo një miqësi. Nëse mesazhet janë stopuar dhe shikoni mungesë interesi, falenderojeni. Nëse mungon në këto momente, rikthimi i tij ose saj kur t’i ktheheni stilit normal të jetës nuk ka vlerë.

Duhet të ketë mendim reciprok

Në këtë periudhë nuk ka justifikime: kohë kemi të gjithë për të biseduar. Megjithatë, ka nga ata ose ato që gjejnë justifikimin e tipit ‘Punoj gjithë ditën, më fal’. Nuk është e nevojshme të flisni çdo ditë dhe të bëni telefonata pa fund, por prezenca dhe interesi duhet të ndihen gjithmonë. Ata që po tregojnë interes për gjendjen tuaj shpirtërore në këto momente tregojnë që ju kanë për zemër.

Duhet të ndani gjëra

Çfarë mund të ndani në këto javë që s’ka pije, mbrëmje argëtuese dhe evente ku mund të merrni pjesë? Por miqësia e vërtetë nuk duhet bazuar në heshtje recpiproke ose mbi argëtimin. Çfarë dueht të bëni tani? Të ndani gjendjet shpirtërore, mendimet dhe momentet që ndoshta nuk janë aq argëtuese, por janë unike. Nëse ndodhin këto, është unike dhe miqësia juaj.

Mund të rigjeni miqtë e vjetër

Izolimi që po kalojmë mund të sjellë një moment reflektimi në raport me miqësitë e kaluara. Keni kuptuar që dikush ju mungon apo doni të rikuperoni miqësitë që i keni lënë pas? Ky është moment i mirë për të riviendosur kontaktet dhe për të bërë të mundur që rrugët tuaja të bashkohen përsëri.