Shkenca në vetvete shpesh është e pabesueshme, por ka disa detaje që vështirë të besohen se mund të jenë të mundura, sidomos kur bëhet fjalë për disa gjetje që shkencëtarët, edhe pse i kanë vërtetuar, nuk kanë dashur t’i bëjnë mjaft popullore. Nëse jeni të fiksuar pas shkencës, ju sigurojmë se këto fakte shkencore nuk keni mundur t’i mësoni në shkolla, por janë vërtet tejet interesante!
Më poshtë lexoni se cilat janë disa prej tyre:
Shkencëtarët kanë zbuluar një “Tokë të dytë” me emrin Gliese 581c, por së fundmi është thënë se në fakt aty nuk mund të jetohet.
Shkencëtarët mund të bëjnë diamante nga një ingredient i tekilës.
Shkencëtarët kanë përdorur qeliza nga lëkura e minjve për të krijuar vezë minjsh, në mënyrë që ata të riprodhoheshin.
Në 2009-m, shkencëtarët provuan të klononin një specie por jetoi vetëm për 7 minuta nga një problem në mushkëri.
Shkencëtarët po punojnë në ndërtimin e një sistemi që rrugët të karikojnë baterinë e makinave teksa ato ecin.
Shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje se si ne të jetojmë pa marrë frymë.
Në 1999-n, shkencëtarët kanë vendosur disa elektroda në trurin e maceje për të mësuar se çfarë mendon.
Ekziston një shpellë në Turkmenistan që njihet si “Dera për në ferr”. Në 1971-shin, shkencëtarët kanë treguar se në shpellë ka flakë. Ndërkohë, aty akoma ka flakë sepse nuk është shuar akoma…
Vetëm në vitin 2009 janë zbuluar 19,232 specie të reja.
Shkencëtarët në regjimin nazist kanë punuar për një armë që duhej “arma-diell” dhe që mund të digjte qytete të tëra vetëm me një goditje.
Ekziston një ujëvarë në Minnesota, e cila ende nuk dihet se ku i përfundon rrjedha.
Shkencëtarët po punojnë për të gjetur mundësinë që njerëzit të mund të ngjisin muret njësoj si “Spiderman”-i.
/Blitz.al/