Duket se pas vizitës te kryeministrit Rama ne Serbi dhe jehonës se fjalimit te tij gjate konferencës me homologun Vuçiç, qindra shqiptare kane postuar ne facebook përmes ikonave shprehjen “Ndihem shqiptar”. Kjo ka bere qe rrjeti i njohur social te shtoje ne mënyrë automatike, ne kategorinë e emocioneve qe shprehen përmes ikonave, atë me emrin “ndihem shqiptar”. Ne fakt, shtimi i ikonave te tilla ne facebook behet ne mënyrë automatike nëse nje numër i caktuar përdoruesish te rrjetit social kërkojnë te shtohet nje emocion. Ne këtë rast duket se dëshira e qindra shqiptareve per te krijuar një ikone me emrin “ndihem shqiptar” ka bere qe ky emocion te krijohet automatikisht.