Emri sekret i Mbretëreshës Elizabeth është shumë larg imagjinatës suaj; Nuk do t’a besoni…

Kuriozitete

Gjatë mbretërimit të saj 67-vjeçar Mbretëresha Elizabeth është monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar. Por nëse mendoni se të gjithë i drejtohen me këtë emër gaboni! Kur rojet e Mbretëreshës së Madhe flasin për të, ata përdorin një emër të koduar për të mbrojtur identitetin e saj. Kur anëtarët e familjes mbretërore dalin në publik, ekipet e sigurisë marrin gjithëfarë shenjash nga ta dhe ato më të përdorurat nga Mbretëresha lidhen me çantën e dorës. Ky aksesor duket të ketë një rol të veçantë, sepse pas saj fshihet një kod komunikimi jo-verbal mes saj dhe vartësve. Kur ajo kalon çantën nga njëra dorë në tjetrën do të thotë se bisedës i ka ardhur fundi, ndërsa kur vendos çantën mbi tavolinë do të thotë se ka ndërmend të largohet nga eventi ku po merr pjesë.
Së fundmi një punonjës i stafit mbretëror ka zbuluar dhe emrin e koduar që ekipi sigurisë përdor për Mbretëreshën Elizabeth. Truprojat e saj nuk i referohen si Shqiponja 1 ose Alpha Prime, por si… Sharon, ose thjesht germa S ! E marrim me mend reagimin tuaj, por shpjegimi është goxha interesant.
Sipas burimit, gërma e parë e emrit lidhet me fjalën SOVRAN, sunduesi suprem, ndaj është dhe kjo zgjedhje. Historiani mbretëror Hugo Vickers e konfirmoi këtë të fundit dhe ne thjesht nuk e imagjinojmë dot që një grup njerëzish ta thërrasin Mbretëreshën si Sharon! Qëllimi është që emri të jetë i thjeshtë për t’u mbajtur mend, jo i çuditshëm dhe askush të mos dyshojë ! Epo tani që emri u bë publik, duhet të mendojnë ndonjë zgjedhje tjetër.