Njëra prej shenjave më të njohura në botë, “@” ka emra të ndryshëm, sidomos në Evropë. “Europa pont”jep pamjen e emrave të ndryshëm që përdoren për shenjën tonë të quajtur kërmill, në vendet evropiane.
Në Danimarkë dhe Suedi, ajo quhet hundë elefanti, në Greqi dhe Qipro emërtimi i saj është patë, ndërsa në Hungari – krimb.
Emri më i zakonshëm, majmun, i cili përdoret edhe në Maqedoni, gjendet edhe në vendet si Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Irlanda, Italia etj. Në këto vende, përveç këtij emërtimi zakonisht ekziston edhe një tjetër. Kështu, në Austri kërmilli quhet majmun-merimangë, ndërsa në Gjermani, Belgjikë dhe Luksemburg – bisht majmuni. Në Finlandë quhet edhe bisht mace.
Në Sllovaki kjo shenjë quhet haringë e kthyer, ndërsa në Rusi – qen. Kërmilli, përveç në Shqipëri, është i pranishëm edhe në Itali, Bjellorusi dhe Ukrainë. Emri A e çmendur përdoret në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.