Kompania Twitter ka bërë një revolucion në konceptin e burimeve njerëzore. Stafi i kësaj kompanie do të punojë nga shtëpia edhe pas Koronavirusit.
Ajo do të bëhet kompania e parë e madhe e teknologjisë që do të mbajë këtë vendim, edhe pasi të përfundojnë izolimet nga koronavirusi.
“E kemi menduar që t’i afroheshim kësaj zgjidhjeje që nga koha kur ishim një nga kompanitë e para që kaluam në një model pune nga shtëpia. Do të vazhdojmë ta vendosim sigurinë e njerëzve dhe komuniteteve tona të parën. Hapja e zyrave do të jetë vendimi ynë. Kur dhe nëse punonjësit tanë do të rikthehen në zyra, do të jetë vendimi i tyre”, u shpreh një zëdhënës i Twitter.
Twitter ishte një nga të parët në biznesin e teknologjisë që nxiti punonjësit të punojnë nga shtëpia kur pandemia u shfaq për herë të parë në SHBA.