Edhe nëse jeni fans i X-Men, mund të mos i dini këto fakte interesante rreth tyre

Kuriozitete

1.Skenaristët e Marvel Comics, Gerry Conway dhe Roy Thomas kanë shkrar për herë të parë skenarin e  X-Men për Orion Pictures në vitin 1984. Filmi fliste mbi betejën e Professor X, Kitty Pryde, Cyclops, Ëolverine, Nightcrawler, Storm dhe Colossus me një organizatë të quajtur Proteus. Por ky skenar nuk u përdor asnjëherë pas përballjes të Orion Pictures me vështirësi financiare.

2.Kevin Feige ka pranuar të jetë një personazh “I padukshëm” në një skenë të X-Men.

Tashmë i njohur si presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige e ka filluar karrierën e tij si ndihmës në skuadrën e prodhimit të X-Men. Madje ai ka pranuar të jetë pjesë e një skenë si personazh i padukshëm. “E kam pranuar këtë punë sepse kam qënë tërësisht i paidentifikueshëm, kisha maskë dhe doreza. Cdo centimetër i trupit tim ka qënë I mbuluar.” ka thënë ai gjatë një interviste.

  1. Hugh Jackman mund të mos ishte Wolverine

Jackman është tërësisht i identifikueshëm me personazhin e Logan dhe është e pamundur ta imagjinojmë në një rol tjetër. Aktori I njohur Dougray Scott ishte fillimisht pjesë e kastit si Wolverine për filmin e parë të sagës X-Men të shfaqur në vitin 2000, por u detyrua të largohej për shkak të rolit në filmin Mission: Impossible 2. Jackman u bë pjesë e kastit si Ëolverine tre javë para fillimit të xhirimeve i sugjeruar nga Russell Crowe.

  1. January Jones nuk dinte asnjë gjë mbi X-Men

January Jones ka marre rolin e Emma Frost në filmin “First Class” nga saga X-Men. Jones, e njohur paraprakisht për rolin e saj si Betty Draper në prodhimin televiziv Mad Men, ka shprehur se e ka pranuar rolin sepse i dukej shumë ndryshe nga rolet e mëparshme.

  1. Në filmin “First Class” nga X-Men mbiemri i Magnetos është shkruar gabim

Në filmin “First Class” mbiemri i Magnetos është shkruar gjithmonë “Lensherr,” ndërkohë që në të gjtha filmat e mëparshme madje edhe në librat komikë është shkruar “Lehnsherr.” Gjithësesi, vetë Erik Lehnsherr është emri që Magneto përdorte për të fshehur emrin e tij të vërtetë, Max Eisenhardt, prandaj ky detaj nuk është vënë shumë re nga audience.

  1. Roli i Olivia Munn si Psylocke ishte roli I dytë i propozuar për të.

Para se të shfaqej si Psylocke në filmin Apocalypse të X-Men, Olivia Munn ishte konsideruar më parë për rolin e Vanessa në filmin paraardhës, Deadpool. Megjithatë ajo u tërhoq nga roli sepse nuk i përshtatej personazhi i propozuar. Më vonë Simon Kinberg, prodhuesi Deadpool dhe Apocalypse, I propzoi asaj rolin e Psylocke, rol i cili nuk u refuzua nga aktroja.

  1. Lawrence, McAvoy, and Fassbender bënë një pakt pas përfundimit të X-Men: First Class

Tre personazhet kryesorë të X-Men’s First Class ranë dakord se do të riktheheshin vetëm nese do ishin sërish të tre sëbashku. Laërence madje tregoi se kishte hequr dorë nga X-Men, por prezenca e saj dhe e 2 aktorëve të tjerë në filmin pasardhës Dark Phoenix tregoi që të tre e mbajtën premtimin dhe u kthyen së bashku për një goditje të fundit.

  1. Lady Gaga ka marrë një propozim për një rol afatgjatë në X-Men

Në 2013, drejtori Bryan Singer tha se Lady Gaga do I bashkohej kastit të X-Men: Days Of Future Past si një këngëtare popi, e quajtur Dazzler. Fatkeqësisht ajo nuk e mori rolin pasi në atë kohë ju propozua roli kryesor në filmin A Star is Born.

  1. Taylor Lautner në X-Men?

Aktori i njohur I sagës “ Muzgu” Taylor Lautner ka qënë i pari i propozuar për rolin e Bishës në filmin X-Men: First Class. Megjithatë ky rol u refuzua si pasojë e axhendës tepër të ngjeshur të aktorit.