E zeza nuk ju tregon vetëm të dobët; Studimet tregojnë përfitimet e kësaj ngjyre dhe anët negative të ngjyrave të tjera

Kuriozitete

Nëse vishni të zezë për t’u dukur më të dobët, do të habiteni kur të mësoni se ka edhe më shumë përfitime! Sipas studiuesve që kanë marrë në pyetje mbi 1.000 njerëz në lidhje me marrëdhënien e tyre me ngjyrat e ndryshme, veshja e zezë ju shton vetvlerësimin, atraktivitetit dhe inteligjencës.

Ngjyra e zezë është e lidhur me inteligjencën: Sondazhi u krye nga “Buytshirtsonline”, me bazë në SHBA. Studimi “Perceptimi i ngjyrës” u kërkoi pjesëmarrësve të ndajnë se cilat ngjyra lidhen me tipare të caktuara, sipas mendimit të tyre. E zeza zuri vendin e besueshmëria dhe inteligjencës.

Gjithashtu u zbulua se e zeza është ngjyra e përsosur për tu veshur kur po përpiqeni të lini përshtypje të mirë te dikush pa u dukur vulgare. Për më tepër, 66% e grave menduan se e zeza ishte ngjyra më tërheqëse për një burrë, dhe 48% e burrave u pëlqen më shumë e zeza tek gratë.

Nga ana tjetër, ngjyrat që vështirë se lidheshin me besimin, tërheqjen dhe inteligjencën ishin portokalli, e verdha, jeshilja dhe kafeja. Portokallia ishte në të vërtetë ngjyra e fundit që njerëzit e identifikuan si një ngjyrë të sigurt, ashtu si roza konsiderohej “jo inteligjente”.

E kuqja dhe e zeza u konsideruan mjaft seksi, por e para u konsiderua gjithashtu si një shenjë arrogance. Si përfundim, e zeza përfaqësonte tipare më “pozitive” dhe mezi përmendej kur bëhej fjalë për karakteristika negative si arroganca. Kështu që njerëzit kanë tendencë të mendojnë më mirë për një person që ka veshur të zezë sesa për një person që ka ngjyra të tjera.