Më në fund e premtja erdhi dhe keni planifikuar të dilni me miqtë për “një gotë”. Por të gjithë e dimë sesi përfundojnë të dalurat thjeshtë për “një gotë”.
Kështu që edhe pse mund t’a teproni me pijen fundjavave ne mund t’iu ndihmojmë duke ju dhënë disa këshilla sesi mund t’a merrni veten pasi keni pirë.
1.Pini shumë ujë
Është e nevojshme të pini një sasi uji të madhe pasi keni pirë një natë më parë sepse alkooli çon në dehidratimin e trupit tuaj.
2.Shmangni kafeinën
Shumë kafeinë do të irritojë nivelet tuaja të hidratimit dhe do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Përpiquni mos të mbingarkoheni me të.
3.Merrni vitamina
Ashtu siç është e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme para se të dilni, është mirë që të merrni produkte me vitaminë dhe pasi keni pirë në mënyrë që trupi juaj ta rimarrë veten shpejt.