E pazakontë! Në Francë mund të mos përdoren më termat ‘nënë’ dhe ‘baba’!

Kuriozitete

dad
Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një amendament që synon të heqë termat “nënë” dhe “baba” nga regjistrat e shkollës së fëmijëve dhe dokumentet e tjera. Ky ndryshim kërkon që “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”, si një formë për të shmangur diskriminimin ndaj martesave homoseksuale.

family photography bambini 025
Edhe pse mund të jetë një nismë me një qëllim të mirë ky amendament ka shkaktuar jo pak paqartësi tek prindërit dhe opinioni publik. Ndjekës të shumtë në Twitter ngritën problemin se si do të bëhet ndarja, pra kush do të jetë prindi 1 dhe prindi 2. Për herë të parë, një amendament i tillë, që ende mund të refuzohet nga Senati francez, u përmend nga zyrtarët e qeverisë në vitin 2013, kur u legalizua martesa brenda të njëjtit seks.