Ndodh shpesh që Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale të sjellin vazhdimisht risi, të cilat jo gjithmonë mirëpriten. E njëjta gjë ka ndodhur me risinë që ka sjellë ditën e djeshme Instagrami. Kryefaqja e rrjetit të famshëm social ndryshoi dhe nuk duhet të ecje poshtë në mënyrë vertikale për të parë postimet e fundit, por duhet të ecjen në mënyrë horizontale, njësoj siç bëjmë me Story-t.
Kjo gjë shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e tij dhe shumica ishin negative. Njerëzit nuk ishin aspak dakord me këtë risi dhe aq u desh që memet të pushtonin rrjetin duke ironizuar update-in e Instagramit. Si përfundim, Instagrami u kthye në normalitet vetëm 20 minuta më vonë dhe duhet të themi që kjo nuk ishte ajo që u duhej përdoruesve të tij këto festa. Megjithatë, e gjithë kjo ia vlejti vetëm për memet që na argëtuan pa masë.