Ndryshimet klimaterike kanë përfshirë të gjithë vendin dhe Amerika është ajo që po e ndjen më shumë. Vendi ka pasur ndryshime të paparashikuara dhe ajo që po i habit të gjithë është dëbora në Hawaii. Ekspertët shprehen se kjo është hera e parë që ndodh në këtë vend dhe hera e parë që bien reshje në një zonë kaq të ulët.
“Është një gjë shumë e rralle. Ndoshta është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo mund të jetë për shkak të kushteve klimaterike”,- është shprehur një ekspert. Por jo vetëm në Amerikë. I ftohti është rikthyer në të gjithë Europën dhe në vendin tonë dita e sotme ka një ulje shumë të ndjeshme të temperaturave. Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë gjatë muajit shkurt.