“E mira e botës, e keqja e vetes” zbulonin anën e panjohur të shenjës më altruiste të zodiakut, Gaforres

Kuriozitete

Po kaloni një ndarje? I, e stresuar në punë? Merrni në telefon mikeshën tuaj Gaforre ! “Nona” e të gjitha shenjave të zodiakut do ketë aftësinë që me pak fjalë t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Empatia dhe ndjeshmëria e tyre do ju nxisë të tregoni edhe problemin më të rëndë që keni e pas bisedës me të , të keni hequr një barrë të rëndë nga vetja.

Shenjat e ujit e Gaforrja në veçanti e përjetojnë botën përmes detit të tyre të gjerë të emocioneve dhe mund të ndiejnë edhe valët më të vogla përreth tyre. Të udhëhequr nga instinktet e tyre, Peshqit, Akrepët dhe Gaforrja kanë aftësinë të shohin tek njerëzit e tjerë atë që s’është e dukshme për syrin.

Planeti juaj udhëheqës është  Hëna. Ndërsa Dielli rrezaton dhe ndrin egon dhe personalitetin tonë të jashtëm, Hëna pasqyron emocionet tona më të thella të brendshme. Ndikimi i Hënës është i drejtpërdrejtë në ndryshimin e humorit tek Gaforret dhe njësoj si këta krustacë edhe njerëzit e lindur nën këtë shenjë, mblidhen në guaskën e tyre për t’u mbrojtur nga bota e jashtme e ‘ashpër’.

Gaforrja tërhiqet nga kërcënimet reale ose të imagjinuara dhe më kollaj e ka të struket e të fshehë ndjenjat sesa të përballet me të tjerët. Kjo shenjë  shmang rrezikun me çdo kusht dhe preferon t’i gëzohet jetës brenda guaskës së saj.

Megjithatë falë empatisë dhe ndjeshmërisë së lartë, ajo lidhet me njerëzit përreth e pasi i lejon në ‘jetën’ e saj, Gaforrja është njeriu që do kujdeset më shumë për ju.  “Unë e di se diçka nuk është në rregull dhe jam këtu për të ndihmuar”. POR kjo vjen me jo pak efekte negative ! Gaforrja vendos nevojat e të tjerëve para vetes dhe shteron të gjitha energjitë e saj për të kënaqur të tjerët.

Është e njohur për të shtypur dëshirat e saj për hir të të tjerëve, gjë që mund të shfaqet si agresion pasiv dhe pakënaqësi me kalimin e kohës. Gaforrja mund ta varrosë zemërimin e saj për muaj të tërë para se të shpërthejë. Ajo që duhet të dinë është që komunikimi është çelësi , ndaj bëni mirë të thyeni barrierat e të dilni nga guaska.