Peshorja
Ju keni mbijetuar nga sherret e djeshme dhe jeni mjaft të zgjuar për të marrë mësimin. Keni kuptuar se i keni lënduar njerëzit, keq … dhe kjo është diçka që nuk keni dashur ta bëni kurrë. E keni vendosur do jeni në vazhdim përkrah njerëzve që doni. Nuk ka më gënjeshtra. Vetëm ju e dini pse keni gënjyer në të kaluarën dhe e dini se nuk ishte për asnjë arsye tjetër përveç shmangies së konfliktit, ose mbrojtjes së dashurisë së dikujt nga e vërteta. Sot do të çliroheni nga dëshira për të gënjyer. Asnjëherë nuk ka funksionuar, as nuk do të funksionojë kurrë ajo metodë. Sot është një ditë e mirë, sepse sot është dita kur do pastroni shpirtin.
Akrepi
Do zbaviteni pafund në jetën tuaj të dashurisë sot. Do të ndiheni shumë të butë dhe të sjellshëm gjatë gjithë ditës. Zakonisht nuk jeni “aty gjithmonë për të gjithë”, por sot do të jenë në këmbë për këdo. Shkak është dhembshuria që do të ndjeni. Dëshiron të përjetosh përqafime dhe rehati sot. Do i keni.
Bricjapi
Nuk është për t’u habitur që ju, Bricjap, punoni më mirë nën presion. Presioni dhe stresi, në njëfarë mënyre, të bëjnë më të gjallë. Dhe 11 gushti do të sjellë si presionin në punë, ashtu edhe aftësinë tuaj për të lulëzuar më mirë kur zjarri është i ndezur. Sot nuk do të ketë kohë për pushim për ty, por vetëm për punë produktive të cilën do ta bëni me qejf. Ju jeni fitimtari i ditës!