Të gjithë duhet ta mbajnë mend serialin për fëmijë Teletubbies, i cili rrëmbeu menjëherë zemrat e fëmijëve me Tinky Winkyn, Dipsyn, Laa Laan dhe Ponë.
Personazhi i bebes-diell ishte shumë i pëlqyer për të gjithë sepse arriti të rrëmbente edhe zemrat e të rriturve me buzëqeshjen e aj plot dritë. Personi që ka qenë “bebi-dielli” është një vajzë britanike, e cila e ka zbuluar shumë vonë këtë fakt për publikun.
Teksa të gjithë aludonin se kush ishte bebi-diell, 22-vjeçarja Jessica Grace Smith i tregoi miqve të saj gjatë një loje se në të vërtetë ka qenë ajo bebja e ëmbël, ndërsa ata e inkurajuan ta tregojë këtë gjë publikisht.
Jessica u përzgjodh nga prodhuesi i Teletubbies, i cili kishte shkuar në spital për të kërkuar një buzëqeshje të ëmbël foshnje kur u përball me bukuroshen britanike.
22-vjeçarja, atëherë vetëm një foshnje, ishte në spital për t’u peshuar, por u përzgjodh për buzëqeshjen e ëmbël. Ajo u vendos para disa pasqyrës dhe kamerës dhe u bë një personazh shumë i dashur me buzëqeshjen që i dhuroi babait.
“Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebidiell, por vetëm unë e di historinë e vërtet. Unë jam njeri shumë i lumtur dhe gazmor”, tha Jess Smith.