Më 20 janar të vitit 2017, Donald Trump mori postin e Presidentit të Amerikës e Melania Trump atë të Zonjës së Parë. E veshur me një fustan në ngjyrë të kaltër, Melania tërhoqi jo pak vëmendje mediatike, e sot frymëzuar nga ajo ditë dhe ai outfit, një skulptor ka realizuar një vepër “arti” nëse mund ta quajmë të tillë!
Skulptura e drurit është vendosur në një fushë në zonën Sevnica në Slloveni, vendlindja e Zonjës së Parë.
Skulptura u dizenjua nga artisti amerikan Brade Doëney dhe u realizua nga skulptori slloven Ales Zupevc, por kjo vepër duket se ka ngjallur jo pak debat në rrjetet sociale.
Njerëzit nuk mund të rrinin pa komentuar dhe fotot tallëse janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ndaj ndoshta komuniteti do të bënte mirë ta hiqte ose të paktën të mundohet ta rregullojë, para se ta shohë Melania.