E dini cila anë e fytyrës është më tërheqëse?

Kuriozitete

ana e majte
Ne më shumë përdorim anën e majtë të fytyrës sonë për të dalë në foto sesa të djathtën dhe ka një arsye shkencore që shpjegon këtë gjë. Një teori e quajtur “animi në të majtë” është përmbledhur nga një studim i kryer nga Annukka Lindell, në Universitetin “La Trobe” në Melburn. Lindell shqyrtoi 2.000 veta për të parë se cila anë e fytyrës shfaqej më shpesh dhe zbuloi se 41% të tyre shfaqnin anën e majtë të fytyrës, në krahasim me të djathtën (32%).

annaaaaaa
Studimi shpjegon gjetjet duke pohuar se ana e majtë e fytyrës kontrollohet nga hemisfera e djathtë e trurit, e cila është përgjegjëse për emocionet e një personi. Në thelb, ana e majtë e fytyrave shpreh emocionet më të plota, prandaj ne e shohim atë si anën tonë më të mirë.