Për shumë konsumatorë, një ekran televizori është vetëm një ekran. Mund të zmadhohet me kalimin e kohës, kualiteti i tij të përmirësohet për shkak të teknologjisë së re si: OLED ose QLED, por nuk ka shumë mënyra që mund të rishpikësh një ekran të ri nga tradicionali apo jo ? Epo, kjo është e gabuar!
Disa nga firmat më të mëdhenj të televizorëve po punojnë për teknologjinë e ardhshme të televizorëve, e cila do t’ju mahnisë (dhe do t’ju bëjë të vraponi në dyqanet e shitjes së tyre, për të parë nëse ata e kanë gjëndje një të tillë.
1. The Rollable TV screen ( TV i përthyeshëm )
Imagjino një ekran televizori kaq fleksibël dhe të hollë, të cilën mund ta rrotullosh dhe ta kthesh në gjëndjen e mëparshme, me mijëra herë. Duket e çmendur apo jo?
Në fakt është e vërtetë dhe LG po e sjell në treg. LG zbuloi “TV e parë 65-inch të rrotullueshëm”. Është e dizenjuar për të ndenjur e shtrirë në mur, si një pikturë. Gjithsesi, në fakt këtu bëhen gjërat më interesante – me një prekje të vetme të butonit, TV do të zvogëlohet, do të zhduket ndërsa mbyllet rreth një spirale të hollë të fshehtë. Punon si mënyra e mbështjelljes së letrës ose fletëve të aluminit.
Por, përvec kësaj, ti ke opsionin të mbash një pjesë të vogël të ekranit të pa rrotulluar. Në këtë mënyrë, ekrani i vogël shërben si ekran për informacione të përgjithshme (widgets) . Jep informacion për rezultatet sportive dhe përditësimet e motit. Dhe, në fund, nëse je gati për të dalë nga shtëpia, ti mund ta rrotullosh atë dhe ta vendosësh nën krahun tënd, ndërsa drejtoheni për në punën tuaj.
2.The Wallpaper TV screen ( Ekrani pikturë i TV )
Ne të gjithë kemi dëgjuar për TV që janë aq të hollë dhe të sheshtë, të cilat kur vendosen në mur, duken si një pjesë arti. Në fakt, kjo është më mirë se kaq, sepse LG me zgjuarsi ka gjetur një mënyrë të krijojë ‘TV pikturë‘. Ky do të jetë një ekran kaq i hollë Tv (vetëm 1mm), e cila do të duket si një poster në mur. Ai qëndron lidhur me murin nëpërmjet një magneti në mur.
Kur ti mbaron së pari TV, mund ta heqësh nga muri (zhveshësh).Kjo mund të sjellë disa skenarë shumë zbatitës për të ardhmen. Në vend që të pyesësh bashkëshortin “Shpirt e mban mend që e ke fikur Tv? “, së shpejti mund ta pyesësh “Shpirt a e ke hequr (zhveshur) TV ?
3.TV screens everywhere ( Tv kudo )
Në të shumtën e rasteve, ti ke parë një ekran televizori pothuajse kudo, kur qëndron në rradhë në supermarket, në dush apo pas sediljes në avion dhe nuk mund të imagjinosh më shumë vende ku mund të vendoset një ekran televizori. E pra, teknologjia sot po gjen mënyra akoma më të zgjura për të futur ekranin e televizorit akoma më shumë në jetën e përditshme.
Në 2018 CES Show, për shembull, shfaqi një furrë me kapak dhe një ekran 27-inch televiziv. Ju mund të shihni TV ndërkohë që gatuani darkën tuaj. Gjithashtu LG dhe Samsung shfaqën edhe frigoriferët me ekran televizori.
4.Modular TV screens ( TV modular )
Po sikur të gjitha modulet e ngjitshme të mund të bashkohen në madhësinë e ekranit që zgjidhni ju ? Samsung po na mbulon me një koncept të ardhshëm, që ata e quajnë “ Muri“ .Ideja është që ti mund të ngjitësh shumë module të ekranëve të televizorëve së bashku në madhësinë që dëshiron dhe të krijosh një mur të madh. Ata e shfaqën këtë koncept të një ekrani gjigand , 146-inch , i përshtatshëm për një shtëpi 8-9 metra të lartë.
5.Window TVs ( TV dritare )
Nëse muret nuk janë zgjedhja juaj, si mendoni për dritaret? Panasonic ka demostruar një tip të ri të teknologjisë OLED, e cila do ta bëjë ekranin e TV transparent. Kur televizori të jetë i ndezur, ai do të jetë thjeshtë një televizor normal. Por, kur televizori fiket, ai bëhtet një dritare transparente që mund të shohësh përmes. Është praktikisht një TV i padukshëm, kur ti nuk e përdor atë.
6.Bezel-free TVs ( TV pa korniza )
Një pjesë e televizorit, që vazhdon të tkurret me vazhdimin e kohës është korniza që e rrethon atë. Korniza është e rëndësishme jo vetëm nga ana estetike, por edhe për faktin që fsheh të gjithë pjesët elektrike, që bëjnë që televizori të punojë.Por, teknologjia e TV është bërë kaq e sofistikuar, saqë pjesët e TV që duhet të fshihen janë bërë kaq të vogla, sa po krijohet ai që quhet “ TV pa kufi “. Në të ardhmen ai do të quhet ‘ i gjithi ekran’ ose asgjë.
7.TV screens with so many pixels ( TV me shumë pixel-a )
Dhe në fund, duhet përmendur edhe debutimi i ardhshëm i ekraneve televizive 8K me një sasi të mahnitshme pixel-ash. Ekranet televizive 4K, të sotme kanë më shumë se 8 milionë pixels individuale. Por, ekranet 8K televizive të së nesërmes do të kenë 4 herë më shumë, pothuajse 33 milionë pixels individuale. Dhe, për të shfaqur siç duhet të gjitha ato pixel-s, ekranet televizive po bëhen të mëdha. Në mënyrë që të gëzoni me të vërtetë 32 milionë pixel-a, do t’ju duhet të keni një ekran 70 inch televiziv, dhe preferohet ai që ka masën 85-inch ose më shumë.
Pra, nëse mendoni që ekrani i televizorit nuk mund të bëhet ndonjëherë inovativ, këto janë 7 shembuj, për të menduar jashtë kutisë, për të krijuar një gjeneratë të re të teknologjisë së ekranit televiziv që është super i hollë, i rrotullueshëm, i përthyeshëm, i aftë për tu vendosur në çdo pjesë të mobiljeve ose aplikim në shtëpi.