Duhani “fshin” kromozomet mashkullore

Kuriozitete

48590234-6a9a-4ca0-a132-abdf3d7168fe---0-

Duhani fshi kromozomet mashkullore. Meshkujt qe pine duhan kanosen nga një rrezik me i madh ne krahasim me ata jo konsumatorë te duhanit për te humbur kromozomin mashkullor.
Zbulimi është publikuar ne revistën shkencore “Science” dhe i detyrohet një studimi te koordinuar nga Jan Dumanski dhe Lars Forsberg nga Universiteti i Upsala-s. Ky zbulim mundohet qe t’i japë një shpjegim edhe faktit se perse meshkujt duhanpirës janë me te prirur ndaj tumoreve se sa meshkujt e tjerë.

Zbulimi ka ardhur pas analizimit te 6000 meshkujve, te cilëve ju mbajtën shënim nje game e gjere parametrash, te cilat lidheshin me shëndetin dhe mënyrën e jetesës, por edhe me zakonet e te ngrënit, nivelin e edukimit, moshën etj. Nga te gjitha analizat doli se kromozomi Y, paketa e ADN-se qe është themelore ne përcaktimin e seksit, zhduket ne mënyrë frekuente nga qelizat e gjakut te duhanpirësve. Fenomeni ishte shume me i ngadalte dhe i rralle tek jo konsumatorët e duhanit dhe tek ata qe e kishin lënë atë prej kohesh.
Por studimi nuk arriti te krijonte një ide me te qarte mes fenomenit te mësipërm dhe shfaqjes se tumoreve tek këta meshkuj. Edhe me pare fenomeni i dëmeve gjenetike tek duhanpirësit ka qene i njohur, dhe ne këtë plan, edhe demi qe pëson kromozomi Y, i cili natyralisht është një kromozom qe gjithnjë tenton te vetëshkatërrohet me kalimin e moshës, dhe hipotetizohet se ky do te zhduket fare ne harkun e evolucionit, por studimi i fundit konstatoi se ky fenomen shkon paralel me frekuencën e prekjes nga tumoret te këtyre personave, edhe pse nuk arriti qe te shpjegonte plotësisht këtë lidhje.