Doni të hiqni dorë nga duhani? Kjo është mënyra më e mirë!

Kuriozitete

cigare
Për shumë njerëz të cilët e konsumojnë duhanin, mënyra për ta lënë atë është e ndryshme. Jo çdo duhanpirës e percepton në të njejtën mënyrë këtë veprim. Por, studimet e shkencëtarëve, kanë arritur të japin një konkluzion të cilin e kanë pohuar tek pjesa më e madhe e duhanpirësve. Nëse dëshironi të lini cigaren, atëherë duhet ta bëni menjëherë. Metoda e të reduktuarit të sasisë që konsumoni, deri në momentin që do e lini, nuk është efektive.

cig2

Pasi në këtë mënyrë ju nuk jeni duke pregatitur as trupin e as mendjen tuaj se po shkoni drejt lënies së tij, por thjesht po e mësoni me një sasi më të pakët. Pra, në vetvete, ju nuk jeni duke menduar se po e lini, jeni duke menduar thjesht se si do t’i konsumoni ato cigare të cilat i keni vendosur limit vetes. Një tjetër arsye është fakti se duhanpirësit të cilët e kishin lënë menjëherë, kanë më pak gjasa t’i rikthehen këtij vesi sesa ata që e kishin lënë gradualisht.