Doni të fshihni rrëmujën në kohë rekord? Ja si të shpëtoni nga ‘gjykimi’ i miqve…

Kuriozitete

pastrim

Jeta aktive, rutina ditore, stresi, dhe një sërë faktorësh të tjerë bëjnë që ne të mos i kushtojmë mjaftueshëm rëndësi pastrimit të shtëpisë. Jeni gjendur ndonjëhërë përballë një situatë ku sapo keni mbërritur në shtëpi dhe një mik i juaji ju ka telefonuar se po vjen drejt shtëpisë suaj për t’iu përshendetur? Besoj po, është një nga ato telefonata që pasi e ke mbyllur shkakton një lumë mendimesh dhe panik. Por si mund të pastrosh të gjithë rrëmujën në një kohë të shkurtër dhe të lësh një përshtypje të mirë tek miqtë tuaj.
Qetësohuni!
Fillimisht ju duhet të keni një mendje të qetë në mënyrë që të mund të veproni.
Hyrja kryesore.
Zakonisht në hyrjen kryesore ne mbajmë të gjitha rrobat këpucët. Largojini të gjitha kjo gjë do të bëjë që dera juaj të duket më e vogel dhe më pak e rrëmujshme.
Tualeti.
Shpërndaj një aromatizues/dezifektues në tualet, do të ndihmojë për të pasur aromë më të mirë.
Dhoma e ndenjes.
Dhoma kryesore ku të ftuarit qëndrojnë është dhoma e ndenjes. Ka disa truke mjaft interesante për të pastruar dhomën e ndenjes.
Largoni pluhurin nga mobiljet e dukshme.
Era është e rendesishme, shpërndaj kudo nëpër dhomë aromatizues me vanilje apo një erë tjetër që juve ju pëlqen.
Vendosni në vijë të drejtë të gjitha librat, vazot që gjenden aty. Kjo është një shenjë që tregon se gjithcka është vizualisht e rregullt.
Të ftuarit nuk i fusin hundët gjithandej, por nëse duan që të shikojnë dhe dhomat e tjera, ja cfarë mund të bëni.
Ekspertët sugjerojnë që të mbyllni të gjitha dyert që ju cojnë drejt dhomës ku do të qëndrojnë miqtë. Mos kërkoni falje për rrëmujën që keni bërë , nëse ju nuk e bëni këtë atëherë as miqtë tuaj nuk do ta vënë re. Për ta bërë dhomën që të duket sa më e pastër, rregulloni krevatin , vendosnin rrobat në dollap , hapni dritaren.