Dokumentar për Princeshë Dianën ; “Kam tentuar të vras veten 4 herë”

Kuriozitete

Princeshë Diana ka tentuar të vrasë veten jo pak por katër herë.  Një dokumentar, i ndarë në 4 seri, e që do të transmetohet, i titulluar “Being Me”, Diana tregon për luftën e saj të vazhdueshme me shëndetin mendor, çrregullime në të ngrënë, martesën e palumtur me princin Charles dhe fëmijërinë e dhimbshme.

Dokumentari zgjat 127 orë. Në pjesë e parë të dokumentarit u shfaqën pamje të rralla të fjalimeve të princeshës në vitet 90′-92′ dhe intervista të njerzve pranë saj, për të zbuluar anët e errëta të saj, jetën e shturrur dhe divorcin zyrtar nga princi Charles.

“Ëilliam dhe Harry do të mërziten dhe do të nevrikosen shumë nga ky dokumentar. Do të jetë më shumë problem për Harryn pasi po përpiqet që të bashkëpunojë për një projekt të ri”, thotë një burim pranë familjes mbretërore, raporton The Sun.