Coca-Cola dhe ngjyra e kuqe janë të lidhur me njëra tjetrën që prej shumë e shumë kohësh.
Në fund të fundit, ekemi parë logon e kuqe të saj që kur kemi lindur kudo! Por e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kompania vendosi këtë ngjyrë për logon e saj?
Disa thonë se ngjyra e kuqe erdhi nga reklama e parë e kompanisë, ku përfshiheshin Santa Claus veshur me kostumin e tij të kuq dhe të bardhë dhe mbante në dorë një shishe Coca Cola. Por sipas kompanisë Coca-Cola, logoja e saj e famshme daton që në fillimet e vetë markës. Mbi 130 vjet më parë, Coca-Cola u shit në fuçi në dyqanet amerikane.
Alkooli u shpërnda në të njëjtën mënyrë. Por, ndërsa alkooli u tatua në atë kohë, kjo nuk ndodhi me pijet jo alkolike. Pra, kompania Coca-Cola filloi të pikturoj fuçi të kuqe në mënyrë që të ndihmonte zyrtarët doganorë dhe taksapaguesit që t’i dallonin ato nga fuçitë me pije jo alkoolike.