Do ndryshohet apo jo ora? Europa i bën kërkesën Brukselit…

Kuriozitete

orat
Komisioni Europian, që është akuzuar shpesh për mbirregullimin e jetëve të njerëzve, po përballet me thirrje që të heqë ritualin e ndryshimit të orës dy herë në vit. Zyrtarët në Bruksel janë befasuar nga përmasa e një konsulte online për praktikën e lëvizjes së akrepave 60 minuta përpara gjatë Verës dhe kthimin e tyre mbrapsht në Dimër. 4.6 milionë përgjigjet në sondazh, përbënin deri më tani numrin më të madh për Komisionin, që ndërmerr dhjetëra sondazhe çdo vit për çështje rregullatore.Zyrtarët në Bruksel kanë thënë se pjesa më e madhe e të anketuarve kërkojnë mos ndryshimin e lëvizjes së akrepave të orës. Çdo vend në Bashkimin Europian do të qëndrojë i lirë për të zgjedhur orën e tij, që nënkupton se mund të mbajnë orën diellore (orën e verës) për të gjithë vitin, një eksperiment që Mbretëria e Bashkuar e provoi për 3 vite radhazi në 1960-ën. Ndërkohë që Britania e ka përdorur ndërrimin e orës në mënyrë të vazhdueshme që kur u prezantua në Luftën e Parë Botërore për të kursyer karburant, shumë vende europiane nuk e përshtatën këtë praktikë deri sa nisi kriza e naftës në vitet ‘70. Përveç kursimit të energjisë, Qeveritë argumentuan se kjo do të përmirësonte sigurinë në rrugë dhe do të zgjaste netët e Verës.

ora

Bashkimi Europian ka rregulluar ndryshimin e orës që prej viteve ‘80, për të shmangur datat e ndryshme të lëvizjes së akrepave. Në Europë, akrepat lëvizin përpara të Dielën e fundit të muajit Mars dhe rikthehen gjatë të Dielës së fundit të Tetorit. Megjithatë, konsulta tregon se disa europianë mendojnë që ky sistem po cënon jetesën e tyre. Shumë përgjigje erdhën nga Gjermania, me 73% që kërkojnë përfundimin e orës ligjore. Finlanda ka kërkuar zyrtarisht që BE të ndryshojë ligjin e lëvizjes së akrepave të orës 2 herë në vit, ndërsa Lituania ka bërë thirrje gjithashtu për një rishikim. “Konsulta nuk është një referendum. Çdo ndryshim kërkon propozime ligjore nga Brukseli e më pas miratime nga qeveritë kombëtare dhe Parlamenti”, deklaruan zyrtarë të Komisionit.