Në ditët e sotme shumica e njerërzve përdorin internetin dhe nëse ti po lexon këtë artikull tani, je një prej tyre. Por edhe nëse ti qëndron në internet dhe mendon se di gjithçka Albert Enstein ka diçka për ty “Sa më shumë mësoj, aq më shumë kuptoj sesa pak di”. Ne kemi disa keshilla per ju që do t’iu lehtësojnë jetën dhe do të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit tuaj.
Lëviz shigjetën.
Ka raste kur duhet vetëm të shtojmë një shkrojnë tek një fjalë, thjeshtë lëviz shigjetën dhe krijo hapësirë për shkronjën që do të vendosësh.
Lundro vetëm në faqet që janë të sigurta , por si mund ta verifikojmë këtë? Gjenden me miliona faqe online por më mirë do të ishte që t’i anashkaloni disa nga ato. http://www.google.com/safebrowsing/diagnostic?site=example.com , zëvendësoni example.com me faqen që doni të keni akses dhe ja ku u bë! Lundroni në mënyrë të sigurtë.
Bëni kërkime ne google për sinonime.
Nëse në gjuhën tuaj ka shumë fjalë që kanë sinonime të ndryshme, një click në google është mëse mjaftueshëm për të gjetur atë që ju kërkoni.
Kërkoni për fjalë në një tekst. Nëse ju duhet që të kerkoni për fjalë në një tekst Google na e ka bërë më të lehtë këtë gjë. Shtypni “allintext “ përpara fjalës që ju po kërkoni.
Kërkoni në Google për vendndodhjen. Nëse po kërkoni diçka në një vend të caktuar, thjeshtë shtoni location:place pas tekstit që po kërkoni. Shpresojmë që me këto këshilla të thjeshta të i’u kemi ardhur sado pak në ndihmë.