Disa të panjohura për “Fifty shades of gray”

Kuriozitete

grey

Fifty shades of gray përbën një fenomen te momentit, ai është padyshim filmi i vitit dhe përbën një sukses i cili mesa duket nuk ka ndërmend te ndalet. Për ata qe ende nuk e kane pare si dhe për ata qe kane dale me mbresa prej tij, me poshtë janë disa kuriozitete
1. Autorja e romanit, EL James është punonjëse ne një TV dhe ky është romani i sa i pare. Ajo ka dy fëmijë dhe është e martuar gjithashtu me një shkrimtar dhe jeton ne Londrën Lindore.
2. Te gjitha librat e saj kane qene me pare miniseri dhe me pas ajo i ka publikuar si romane nga një shtëpi e vogël botuese australiane.
3. Titulli origjinal i librit është “Master of the Universe”.
4. Trilogjia qe përmban veç “Fifty shades of gray” edhe “Fifty shades of red” është shitur ne 100 milion kopje.
5. Ajo është përkthyer ne 52 gjuhe te botes
6. Ne vitin 2012, EL James është vlerësuar nga revista Time si një prej njerëzve me influent ne Botes.
7. Fillimisht ne rolin e Christian Grey ishte menduar aktori britanik Charlie Hunnam.
8. Dakota Johnson qe luan rolin e Anastasia Steele është vajza e Don Johnson dhe Melanie Griffith.
9. Gjate audicionit, aktoreve ju është kërkuar te lexojnë një monolog nga filmi i Ingmar Bergman “Persona”.
10. Trajler­i i filmit “Fifty shades of gray” është me i shikuari për vitin 2014.
11. Pop star­i Rita Ora luan rolin e Mia Grey.
12. Kolona zanore e filmit përbëhet nga pjese te kënduara nga Ellie Goulding, Beyonce e Frank Sinatra.
13. Pjesët me te shumta te filmit janë luajtur ne Vancouver.
14. Filmi shoqërohet gjithashtu edhe nga pjese klasike si “Preludi” i Chopin dhe “Canon e Gigue” nga Pachelbel.
15. Te gjithë autoret kryesore te filmit janë gra, skenari, E.L. James, skenografia, Kelly Marcel dhe regjia nga Sam Taylor­Johnson.
16. Regjisorja Sam Taylor­Johnson ka drejtuar edhe biografinë e John Lenon, “Nowhere Boy”.
17. Për organizimin e shtëpisë se miliarderit Christian, regjisorja ka konsultuar punime te Harland Miller, Ed Ruscha, John Baldessari, Gary Hume, Georgie Hopton, Michael Joo, Jake dhe Dinos Chapman.
18. Shkrimtarja EL James tregon se ajo shkruan duke dëgjuar muzike.
19. Pseudonimi i saj ka qene Snowqueen’s Icedragon.
20. Aktualisht është përgatitur tashme edhe një komedi muzikale me teme e romanit.
21. Edhe pse hë për hë nuk ka ne program, me shume gjasa shkrimtarja do t’i rikthehet përsëri historisë se Ana­s dhe Christian.