Një pjesë e mirë e të prekurëve nga coronavirusi mund ta kalojnë atë pa simptoma, por të dhënat e mbledhura nga vendet e prekura masivisht, tregojnë se ka disa simptoma të fshehura prej të cilave mund të kuptosh diçka. Rinologët në Britani janë shprehur se një humbje e menjëhershme e nuhatjes mund të jetë një “simptomë e fshehur” e koronavirusit, edhe nëse kjo nuk shoqërohet me asnjë simptomë tjetër.
Ekspertët janë shprehur se shumë pacientë nëpër botë që janë të infektuar me koronavirus kanë shfaqur vetëm këtë lloj simptome dhe jo ato tipiket si temperatura e lartë, kolla apo vështirësia në frymëmarrje.
Rastet me tilla “simptoma të fshehura” janë rritur ndjeshëm edhe në SHBA-ës, Italinë Veriore dhe Francë.