Disa sekrete të cilat nuk duhet t’i ndani me partnerin…

Kuriozitete

sekrete
Sa lidhje ke pasur

Nuk është e nevojshme ta thuash “numrin” me të gjithë ata që njeh apo del në takime. Kjo, në fakt, është një gjë e keqe, sipas disave, por e shkuara është e shkuar dhe je krejtësisht OK nëse vendos që këtë ta mbash për vete dhe t’i lësh ata që mendojnë ndryshe.

Veset

Deklarimi i cigareve mund të jetë i nevojshëm për doganën, ndërsa në bisedat e përditshme, kjo nuk është një mënyrë e mirë e sjelljes. Por, kujdes! As sa cigare pi, as sa alkool, mos i përmend as me miqtë më të mirë, por as partneri nuk ka pse ta dijë. Në fund të fundit, kjo është diçka private, të cilën ai nuk ka pse ta dijë.

 640 0 5b9bf9c9ee758

Pse u ndave nga ish-i i fundit

Të gjithë në fillim mund të bëhen kureshtarë për të mësuar arsyen e ndarjes. Ndoshta kjo është një sëmundje që e kemi pak të gjithë, por, në fund të fundit, është private dhe kështu duhet të mbetet. Nuk je aspak e detyruar të shpjegohesh cila është arsyeja e ndarjes, kështu që nuk ke pse e thua hapur.

Peshën që ke

Mund të ndihesh keq vazhdimisht sa herë ai mund të të thotë se ke shtuar kohët e fundit, por nuk ke arsye të justifikohesh as për këtë gjatë një bisede të zakonshme. Askush nuk duhet ta dijë, kështu që shmange nga çdo lloj bisede.

Sa është qiraja që paguan

Ke pyetur dikë sa lekë fiton? Gabim! Ke pyetur dikë sa qira paguan? Zakonisht, është një pyetje e mërzitshme, por ndodh shpesh në rrethin e miqve të ngushtë, ndonjëherë edhe mes të huajve, por është një pyetje tipike edhe për partnerin. Është e sikletshme, edhe sepse zakonisht njerëzit që të pyesin, nuk i lënë pas komentet “shumë shtrenjtë”, në rast se bëhet fjalë për kosto të larta jetese në zona të shtrenjta të qytetit. Kështu, në respekt të llogarisë personale të cilitdo, shmange këtë pyetje.