Krishtlindja është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e Re. Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbarë bota.
Pema e Krishtlindjeve
Një nga zakonet më të përhapura të Krishtlindjeve sot është sjellja në shtëpi e pemës të krishtlindjeve dhe zbukurimi i tij. Nga vjen ky zakon? Coffin, në “Libri i Folklorit të Krishtlindjeve”, na tregon: “Shumica e njerëzve kanë dëgjuar që pema e Krishtlindjeve ka zënë fill në Tannenbaum dhe në njëfarë lloji të adhurimit gjerman të bimëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Mirëpo, zakoni i përdorimit të bredhit dhe drurëve me gjelbërim të përjetshëm, në mënyrë ceremoniale, qe vendosur në Saturnalinë romake, madje edhe më herët në Egjipt” .
Në traditën më të vjetër popullore, pjesa e poshtme e pemës së Krishtlindjeve ndizet (me drita) dhe qëndron e ndriçuar deri natën e Vitit të Ri dhe kjo tregon vlerën e zjarrit, imazhin e Diellit dhe konsumimin simbolik të trungut të pemës së vitit të vjeter me gjithë të këqijat që janë akumuluar në të. Sipas një tradite antike në disa vende aplikohet një ceremoni piktoreske me emrin e bukur “zjarrvënie”. Mbi trung hidhet verë e ëmbëlsira dhe ai digjet. Kjo simbolizon djegien e të këqijave dhe mëkatit.
Pema e Krishtlindjeve është konsideruar si një kristianizim i traditës pagane dhe një ritual që shoqëron solsticin dimëror, që përfshin përdorimin e gjetheve të gjelbra dhe përshtatjen e pemës pagane. Në anglisht, fjala “Pema e Krishtlindjes” është shënuar fillimisht në vitin 1835 dhe vjen nga gjermanishtja.
Pema moderne e Krishtlindjeve mendohet se ka nisur të përdoret së pari në Gjermani në shekullin 18-të. Ambjenti jashtë shtëpisë mund të jetë i dekoruar me drita apo figura të tjera Krishtlindjesh. Zbukurime të tjera tradicionale përfshijnë zilet, qirinjtë, kurorat dhe engjëjt. Qirinjtë në dritare vendosen për të treguar faktin se kristianët besojnë, që Jezu Krishti është drita e fundit në botë.
Babagjyshi i Viti të Ri
Ky plak i shendoshë dhe gazmor mund të gjurmohet deri te legjenda e lashtë skandinave. “Enciklopedia Botërore” pranon: “Disa nga veçoritë e babadimrit janë të vjetra me shekuj. Për shembull, besimi që babadimri hyn në shtëpi nëpërmjet oxhakut është zhvilluar nga një legjendë e vjetër skandinave. Skandinavët besonin që perëndesha Hertha shfaqej në vatër dhe sillte fat të mirë në shtëpi”.
Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë që babadimri origjinal ka qenë një peshkop me emrin Shën Nikolasi i Azisë së Vogël i shekullit të katërt, kjo në fakt s’është e vërtetë. Fjala “Nikolas” do të thotë i fuqishmi, i forti. Traditat e një “zoti” që jepte dhurata nën një bredh, i paraprijnë peshkopit të Azisë së Vogël për mijëra vjet. Midis skandinavëve ka qenë zoti Odin apo Ëoden, i cili linte dhurata të posaçme gjatë sezonit të Krishtlindjeve nën bredh, drurin e tij të shenjtë.
Ushqimet tradicionale të kësaj feste
Panettone
Disa thonë se buka e ëmbël milaneze u përgatit për her të parë në vitin 1400 nga Falconer i Dukës, së bashku me të dashurën e tij. Duke punuar në fshehtësi gjatë natës, të dy krijuan bukën e ëmbël. Në Krishtlindje, ata shtuan fruta të thata dhe agrume. Suksesi i tyre ishte aq i madh, sa prifti lejoi që çifti të martohej. Kjo bukë është përgatitur gjatë kohës së Krishtlindjeve.
Puding me kumbull
Tradita e pudingut me kumbull, starton që në Anglinë Viktoriane. Andrea Bloomfield shpjegon traditën e të ngrënit të pudingut në Krishtlindje me origjinë nga një dekret i Kishës Katolike Romake për të bërë një puding, i cili do të përfaqësonte Krishtin e apostujt e tij.
Gështenja
Si ëhstë bërë gështenja ikonë e Krishtlindjeve? Gështenja mund të ketë qenë një nga ushqimet më të hershme që është ngrënë nga njerëzit, dhe ndryshe nga shumë ushqime tradicionale të Krishtlindjeve, ato nuk ishin luks – gështenjat rriten të egra dhe janë përdorur historikisht si ushqim për ekzistencë. Natyra e tyre e përulur mund të jetë çelësi i lidhjes së Krishtlindjes; në Martinstag, ose Festën e Shën Martinit, të varfërit marrin një dhuratë simbolike, që janë gështenjat.
Peshku
Një menu me bazë peshku për Krishtlindje. Kjo është një nga traditat që ofron tavolina e italianëve, por që është përhapur edhe në shtete të tjera. Por nuk është e rëndësishme që të jetë thjesht peshk, mund të jetë një pjatë e gatuar me prodhime deti, si pasta me vongole, salmon apo shumë pjatat të tjera.
Portokalli, mandarinat dhe agrumet
Me lëngun e tyre romatik, si fruta të stinës, agrumet kanë qenë historikisht pjesë e kësaj feste.
Zbukurimet
Tradita e vendosjes së zbukurimeve me rastin e Krishtlindjeve ka një histori të gjatë. Në shekullin e XV, në Londër ekzistonte tradita e zbukurimit të çdo shtëpie me dafina dhe dredhka, me qëllim që i gjithë viti të ishte i gjelbër. Gjethet në formë zemre të dredhkave thuhet se simbolizojnë ardhjen e Jezusit në tokë. Ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë e kuqja dhe jeshilja. E bardha, argjendi dhe ari janë gjithashtu shumë popullore. E kuqja simbolizon gjakun e Jezusit, që u derdh në kryqëzimin e tij, ndërsa jeshilja simbolizon jetën e përjetshme.
Shkëmbimi i dhuratave është një nga aspektet më tërheqëse të Krishtlindjeve moderne edhe pse shumë njerëz mendojnë se i ka fillimet me dhuratat e shkëmbyera gjatë nje festivali që zhvillohej gjatë muajit dhjetor në perandorinë Romake.