Disa këshilla, për të shpëtuar nga flokët e djegura…

Kuriozitete

djegieeeeeeeee
Mos i krih asnjëherë flokët e lagur.
Ky veprim ndodh shpesh edhe nga nxitimi, por flokët janë shume të ndjeshëm dhe të predispozuar të këputen sa here i kreh të njome. Nëse flokët i ke të lagur, atëherë mos i krih, por prit derisa të thahen.
Përdor krehër me dhembe të gjerë.
Përdor gjithmonë krehër me dhembe të gjerë. Mos përdor piastër, mashë, përveç rasteve urgjente, sepse ato shkaktojnë edhe më shume djegien e flokëve.
Mos i laj me ujë të nxehtë.
Mos harro që uji i nxehte i dëmton flokët, ndaj ki parasysh që duhet t’i lash me ujë të vaket. Mos i shtrydh shumë, as mos i thaj fort me peshqir. Idealja është t’i lash me ujë të ngrohte ose me ujë të ftohtë dhe mbaji për disa minuta me peshqir. Gjithashtu, zgjidh shampon në baze të tipit të flokut. Nëse dëshiron vërtet të kesh flokë te shëndetshëm edhe nëse je duke i rritur, majat e tyre duhet t’i presësh çdo 3-6 muaj, sepse kështu shmang këputjen dhe djegien e tyre. Përdor ushqyes për flokë ose pastroji me ujë e limon.
Përdor maske për majat.
Rrih një veze, së bashku me xhelin e një gjetheje aloe vera dhe një luge çaji mjaltë. Aplikoje tek flokët dhe laji ato vetëm pas një ore. Shpëlaji mire me një luge gjelle uthull ne një gote me ujë, ne mënyre që të forcosh rrënjët dhe të shkëlqesh flokët.