Sot eshte 14 shkurt 2020, dita e Shen Valentinit ose Dita e te Dashuruarve. Ne kete dite te vecante te vitit, ciftet shkembejne urime, dhurata, puthje dhe festojne ne menyren e tyre kete dite kushtuar dashurise.
Por si ka lindur kjo dite, ka nje histori?
Shen Valentini eshte dita ne te cilen festojme ate mrekulli qe eshte renia ne dashuri, duke shkembyer dhurata per t’i kujtuar njeri-tjetrit rendesine, bukurine dhe kenaqesine e te qenurit “te prekur” nga Erosi, zoti i dashurise. Kjo feste nuk eshte nje pervjetor, domethene kujtimi eshte nje “zgjidhje” impenjative, qe gjithsecili e ben sipas menyres se vet. 14 shkurti eshte nje dite e gezueshme dhe e kendshme feste, kjo pasi cdo Shen Valentin mund te festohet me nje person te ndryshem. Sepse festa e Shen Valentinit nuk eshte festa e fejeses me dike, por e te qenurit i dashuruar, eshte kujtimi dhe falenderimi per zotin e erosit, per plaget qe na sheron ne te vdekshmeve, kur te terhequr drejt nje qenieje tjeter, biem ne ate “maladie d’amour” (semundje dashurie) qe na komplikon jeten, duke alternuar momente dalldie dhe ekstaze me kriza melankolie, ligeshtimi dhe vetmie, sapo i dashuri largohet nga horizonti yne. Shen Valentini eshte nje dite ne te cilen njihen te dashuruarit, shumica pajtohet me ndjekjen e nje zoti ndonjehere tiran. Po, tiran, sepse dashuria mund te marre fund dhe te dashuruarit mund te gjenden te vetmuar pikerisht ne diten e Shen Valentinit…
Mes miteve dhe legjendave
Pse festa e Shen Valentinit bie pikerisht me 14 shkurt? Eshte nje rastesi apo ka nje kuptim te vecante?
Ne kalendarin romak, shkurti eshte konsideruar si muaji ne te cilin njerezit pergatiteshin per mberritjen e pranveres, stinen e rilindjes. Keshtu fillonin ritet e pastrimit: shtepite pastroheshin dhe ju hidhej kripe si dhe nje fare e vecante. Por ne vecanti, ne mes te muajit fillonin festimet ne nder te zoterve qe i mbanin ujqerit larg nga fushat e kultivuara. Urdhri i prifterinjve te ngarkuar me kete kult, i afrohej gropes ku sipas legjendes, ulkonja kishte rritur Romolon dhe Remon dhe ku kryenin sakrificat zbutese. Gjaku i kafsheve perhapej pastaj ne vendin perreth rrugeve te qytetit, si shenje e pjellorise. Ngjarja e vertete per rinine romake te asaj kohe ishte nje tip lotarie dashurie. Cdo vajze e re, ne kohe per t’u martuar, vinte emrin e saj ne nje vazo dhe cdo beqar duhet te kapte nje emer pa e pare se per ke behej fjala. Keshtu formoheshin cifte, qe shpesh perfundonin ne martese.
Nje dite te bukur…
Mbi shenjtin e te dashuruarve, historia dhe legjenda nderthuren dhe ndonjehere behen konfuze. Jeta e shenjtit martir qe festohet me 14 shkurt ne realitet ndahet me dysh. Jo nje shenjt martir por dy: njeri i cili ka jetuar rreth shekullit te III, dhe qe ka banuar per nje kohe te gjate ne Rome dhe martiri tjeter i Ternit qe ka shume mundesi te kete qene peshkop perreth shekullit te VI-te. Martiri i Romes eshte perkujtuar ne Martirologjine Romane ne 14 shkurt me nje regjister qe vjen nga njefare Beda (shekulli i VIII). Ne te rrefehet nje histori ne te cilen thuhet se Valentini, i cili ishte arrestuar sipas urdhrit te perandorit Claudio, u gjend i vrare ne rrugen Flaminia; ne varrin e tij ne te njejten rruge eshte ngritur nje bazilike, me deshiren e papa Giulio I, e ribere edhe kohet e fundit dhe e rregulluar ne menyre ornamentale nga papa Teodoro.
Ndersa martiri i Ternit, i perkujtuar gjithmone me 14 shkurt ne Martirologjine Gjeronimiane, i arrestuar sipas nje urdhri te dhene nga prefekti Placido ndersa ishte ne Rome, pasi kishte refuzuar te sakrifikohej per idhujt, u vra dhe u varros afer rruges Flaminia, ne te hyre te Ternit, ku ekzistonte nje varr i krishtere mbi te cilen me pas u ndertua nje bazilike. Dihet qe duke qene dy histori shume te ngjashme nuk mungon as ai qe mbeshtet ekzistencen e nje martiri te vetem Valentin. Ne 498 papa Gelasio e konsideroi 14 shkurtin si festen e Shen Valentinit dhe nxori jashte ligjit lotarite e dashurise te origjinave pagane.
Kaluan vite dhe shekuj dhe festa e Shen Valentinit fitoi gjithmone e me shume rendesi, aq sa tani kemi dhe nje dokument historik: nje leter dashurie te cilen ia ka shkruar gruas se tij me rastin e Shen Valentinit Carlo i Orleansit, i burgosur ne Londer.