Disa fakte mbi hapësirën, që tregojnë se Universi është ende plot me surpriza

Kuriozitete

bota

Në kohët e lashta, njerëzit besonin se Toka ishte e sheshtë dhe mbahej lart nga tre balena. Sot, ne dimë për Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe zgjerimin e Universit. Më poshtë po rendisim 11 fakte për Universin, që sërish do t’ju habisin.

99% e materies është hapësirë boshe. Nëse do të hiqnim të gjithë hapësirën brenda atomeve tona, atëherë njerëzimin (7 miliardë njerëz) do ta nxinte edhe një kub sheqeri.

Tek secili prej nesh ka atome, që dikur kanë qenë pjesë yjesh, të cilët shpërthyen miliarda vite më parë.

Një përqindje e vogël e “mizave” që shfaqen në televizorin tuaj, janë rrezatimi i mbetur që nga Big Bangu.

Nëse ju do të ishit alien që jeton 65 milionë vite dritë larg, dhe nëse do të shihnit tokën përmes një superteleskopi, me siguri do të ishit në gjendje të shihnit dinosaurët.

Një vit në Venus është sa 224 ditë në Tokë, por një ditë në Venus është sa 243 ditë në Tokë. Kështu që një ditë është më e gjatë se një vit.

Pothuaj të gjithë atomet e hidrogjenit në trupin tonë u formuan si rezultat i Big Bangut – rreth 13.7 miliardë vjet më parë.

Dielli zë 99.8 përqind të masës së Sistemit Diellor. Eshtë kaq i madh sa që mund të nxejë 1.3 milionë Toka.

Ka më shumë yje në Univers, se sa ka kokrra rëre në shkretëtirat e Tokës.

Universi ka aromë mjedre, rumi, proshute, bajamesh të pjekura, dhe baruti.

Yjet e neutronit kanë dendësi kaq të madhe, saqë një lugë gjelle prej tyre peshon më shumë se sa Mali Everest.

Materia e zakonshme që ne mund ta shohim zë vetëm 5% të Universit. Pjesa tjetër preje 95 % është energji e errët dhe materie e errët, për të cilat aktualisht dimë shumë pak.

Burimi: Bota.al