Ndoshta ju nuk e dini se çdo parfum mbart një histori në vetvete. Ja cilat janë disa nga faktet historike të parfumeve:
1. Parfumet e para datojnë që nga Egjipti i lashtë, Mesopotamia dhe Qipro.
2. Fjala “parfum” rrjedh nga fjala latine, fume, që do të thotë “përmes tymit’.
3. Egjiptianët e lashtë ishin të parët që futën parfumin në kulturën e tyre.
4. Parfumi pas egjiptianëve u përdor edhe nga kinezët, hindusët, izraelitët, arabët, grekët dhe romët.
5. Popullariteti i parfumeve mori hov në shek. 16, në Francë, veçanërisht nga klasat e larta.
6. Në kohën e Louisit XV, çdo gjë parfumosej, mobiljet, dorezat dhe veshjet.
7. Parfumi më i vjetër në botë është bërë nga djegia e temjanit dhe bimëve aromatike.
8. Në kohëra të ndryshme, parfumet janë përdorur për të nxitur joshjen.
9. Shek XX është cilësuar si periudha ku përdorimi i parfumeve arriti kulmin e vet.