Dior do të ketë një kullë me panele tekstili prej fijesh qelqi për butikun e ri në Seul, Korea Jugut.
Ndërtesa është projektuar nga de Portzamparc si një qoshe luksi në pazarin e Gangnam. Në të gjithashtu përfshihen një galeri dhe një bar-kafe.
Panelet skulpturore me fije qelqi të bardhë, janë 20 metra te gjatë, të butë dhe të valëzuar në një përpjekje për të përshkruar ”lëvizjen fluide” të veshjeve krijuar në Haute Couture Atelier Dior në Paris.
“Dua që ndërtesa të përfaqësojë Dior dhe të refklektojë punën ikonike të Christian Dior. Kështu që kam kërkuar sipërfaqe të rrjedhshme, të buta, te bardha. Ashtu si pambuku element shpesh prezent në formën e tij më të mirë, në veshjet e gjigandit të modës.” shpjegoi de Portzamparc.
Kulla qëndron në rrugën kryesore të Leong Leong 3.1, pranë dyqanit Phillip Lim dhe degëve të Paul Smith dhe Acne.