Dikur qëlloi për ta vrarë, sot i dërgon lule tek varri

Kuriozitete

165048

Mehmet Ali Agça ka dërguar trëndafila të bardhë tek varri i Papa Gjon Palit II, të cilin në vitin 1981 ishte përpjekur ta vrasë në sheshin e Shën Pjetrit.

Atentatori tha se ishte penduar për aktin e rëndë që ka kryer dhe se do të takojë edhe Papa Françeskun.

Agça është vizituar edhe në burg nga Papa, i cili megjithëse mbeti i plagosur nga ai atentat, e vizitoi atë kur po vuante dënimin.

57-vjeçari për atentatin e kryer kaloi 19 vjet në burg.

165048165048