Një studim i kryer kohët e fundit ka provuar se dieta mesdhetare dhe produktet që e përbëjnë atë mund të parandalojnë prekjen nga depresioni.
Ekspertët e shëndetit shpesh herë kanë insistuar për dobitë që ka kjo lloj dietë në shëndetin fizik por edhe atë emocional dhe mendor tek personat që e ndjekin.
Një dietë e pasur me fruta,perime,peshk,dhe vaj ulliri ndikon në çrregullimet e humorit, duke ulur ndjeshëm nivelin e tyre. Njerëzit që ndiqnin një regjim të ngjashëm me atë mesdhetar u zbulua se kishin një rrezik 33% më të ulët se të tjerët për t’u prekur nga depresioni në tetë vitet e ardhshme.