Diego Maradona dyshon se vajza i vodhi 3.4 milion paund, kërkon arrestimin e saj. Ja si reagon ajo…

Kuriozitete

hytrt

Fituesi i Kupës Botërore të Argjentinës, Diego Maradona ka akuzuar 2 vajzat e tij dhe gruan se i kanë vjedhur 3.4 milion paund e kërkon burgosjen e njërës prej tyre. Sipas 57 vjeçarit ato kanë fshehur disa prej parave të vjedhura në Uruguaj dhe i kanë përdorur ato për të blerë prona në SHBA.

Sipas avokatit të Maradonas, vajza e tij Giannina ka qenë në gusht në Uruguaj dhe ajo ka një llogari atje.

Në lidhje me këtë akuzë vajza e tij Giannina ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan:

“Kam harruar gjërat e mia më të këqija dhe atë po përpiqem të bëj edhe sot. Shumë kilometra larg tij i dërgoj shumë dashuri dhe e falenderoj sepse prej atij kam arritur të zgjedh të jem, kjo që jam sot”.

Mbetet për tu parë, se çfarë do të ndodhë e nëse Maradona do të ketë ndonjë tjetër reagim pas këtij postimi.

hi res 8500070b3f5942ed5a1fdbf3cab4c936 crop north

Blitz.al