Vogëlushi 10-vjecar, Tanishq Abrahami sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Ai duhet të ishtë në klasën e katërt, por ai tashmë ka mbaruar shkollën e mesme dhe synon të bëhet president dhe të gjejë ilaçin kundër kancerit. Abrahami është nga Sakramento e Kalifornisë është në “udhëkryqin e jetës”. Ai ka zgjedhur edhe universitetin ku tash mendon t’i vazhdojë studimet. Qëllimi i djaloshit është të bëhet shkencëtar ose mjek. “Dua ta regjistroj mjekësinë e ta gjej ilaçin kundër kancerit. Por, dua të jem edhe president shteti”-ka thënë vogëlushi të cilin për suksese e ka uruar edhe presidenti amerikan, Barack Obama.